Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Apple publikon raportin: FBI rrit kërkesat për informacione sekrete

Apple publikon raportin: FBI rrit kërkesat për informacione sekrete
April 19
18:17 2016

Nga 1 korriku deri më 31 dhjetor të vitit 2015 ka pasur një rritje të madhe të kërkesave për kompaninë Apple nga ana e qeverisë amerikane.

Ky informacion jepet nga Transparency Report i publikuar nga vetë kompania. Bëhet fjalë për kërkesa për informacion nga FBI, të lidhura me sigurinë kombëtare.

Kujtojmë se muajt e fundit është ngritur një çështje gjyqësore për një histori të ngjashme, ku FBI i kërkoi kompanisë Apple ta ndihmonte për të zhbllokuar një telefon iPhone, që i përkiste vrasësit të San Bernardinos në Kaliforni, që i mori jetën shumë personave.

Duke iu referuar shifrave të publikuara, informacionet e kërkuara nga shteti amerikan nga 250 në gjysmën e parë të vitit të kaluar kanë arritur në 1499 në muajt e fundit të 2015-s.

Sipas mediave të ndryshme amerikane, rritja e madhe e kërkesave nuk lidhet vetëm me ngjarjet e kaluara ende të pazbardhura, por edhe me sulme të tjera të mundshme në të ardhmen, për të cilat qeveria kërkon të bëjë të pamundurën për t’i parandaluar.

Komento
Etiketimet
Shperndaje