Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aplikimet për pasaporta, zyrat e shërbimit hapur dhe të shtunave

Aplikimet për pasaporta, zyrat e shërbimit hapur dhe të shtunave
July 01
20:00 2016

Me qëllim përballimin e fluksit të kërkesave për pajisjen me dokumente identiteti, Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me kompaninë ALEAT kanë shtuar kapacitetet maksimale për të mbështetur këtë proces.

Mësohet se nga data 2 Korrik 2016, zyrat e shërbimit të Gjendjes Civile do qëndrojnë hapur edhe ditën e shtunë, nga ora 08:00-16:00 për t’i shërbyer edhe qytetarit të fundit në sportel.

Për shkak se 1 Korriku ishte afati fundit i vlefshmërisë së pasaportave biometrike të lëshuara në periudhën Prill 2009 – Korrik 2010 me afat të pasaktë vlefshmërie për shqiptarët nën moshën 16 vjeç në momentin e aplikimit, Ministria e Punëve të Brendshme u kërkon qytetarëve që të aplikojnë sa më shpejt për pasaportat e reja.

Etiketimet
Shperndaje