Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Apeli i prindërve kthen në burg bashkëpunëtorët e vrasjes së Marvi Mihalit

Apeli i prindërve kthen në burg bashkëpunëtorët e vrasjes së Marvi Mihalit
June 12
12:47 2018

Vrasja e të riut Marvi Mihali për një karikues tronditi opinionin publik një vit më parë. Por lirimi i bashkëpunëtorëve nga burgu ishte një dhimbje e dyfishtë për prindërit Pavllo dhe Mira MIhali të cilët kanë kallëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda prokurorin Artan Lulaj të cilin e akuzojnë se ka amnistuar autorët e krimit dhe dy gjykatësit Sokol Pasho dhe Bedri Qorri.

Pas padisë, Prokuroria kërkoi ndryshimin e akuzës për tre të rinjë e liruar nga “moskallëzim krimi”  në “vrasje në bashkëpunim” . Është ndryshuar edhe prokurori i çështjes pas ndërhyrjes se Kryeprokurores Arta Marku.

Për Marsel dhe Kridens Allën me kërkesë të Prokurorisë nga masa “detyrim paraqitje” u vendos masa “arrest me burg”.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje