Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Antimafia e Leçes zbarkon në Tiranë, ja cilët drejtojnë trafikun e drogës në Shqipëri

Antimafia e Leçes zbarkon në Tiranë, ja cilët drejtojnë trafikun e drogës në Shqipëri
December 01
14:10 2016

Nga Anduena Llabani

Prokurori i antimafias së Leçes, Kataldo Motta, ka mbërritur në Tiranë rreth orës 10:00  dhe së bashku me prokurorë të Krimeve të Rënda po hetojnë disa nga çështjet me nënshtetas italianë, të kapur me avion privat në tentativë për trafik droge. Motta doli në një konferencë për shtyp dhe nuk mohoi arrestimet, por pranoi se po hetohet mes dy prokurorive për çështjet në fjalë.

Trafiku i kanabisit drejt Italisë dhe pastrimi i parave duket se do të sjellë arrestime të reja në kupolën e lartë të Policisë së Shtetit.

Kataldo Motta, prokurori i antimafias së Leçes, deklaroi se me Prokurorinë e Përgjithshme janë duke hetuar çështje të përbashkëta.

Nuk kemi arritur ende deri në këtë pikë. Kemi nisur të flasim për hetime lidhur me trafikun e lëndëve narkotike, pavarësisht vendeve ku janë zbuluar ato”,- është shprehur Motta.

I shoqëruar edhe nga kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Motta u tregua i rezervuar në lidhje me arrestimet, por nuk mohoi faktin se nga Shqipëria është shtuar sasia e trafikimit të drogës. Ai tha se çështje e diskutimeve janë edhe dy shtetasit italianë të kapur me avion privat dhe të proceduar për tentativë trafiku.

“Unë tashmë jam i vjetër, por ndër gjërat e pakta që besoj është bashkëpunimi ndërkombëtar”,- ka shtuar ai.

Për herë të parë pas sasive të mëdha të sekuestruara në brigjet italiane, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet në lidhje me personat që e porosisin atë. Jo vetëm kultivimi, por edhe personat që e porosisin atë janë përfshirë në një hetim mes dy shteteve.

Në disa raste është zbuluar se pas këtij trafiku qëndrojnë punonjës policie, si dhe biznesmenë të huaj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje