Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Antalia, raketat godasin një resort turistik

Antalia, raketat godasin një resort turistik
October 14
19:57 2016

Zona turistike e Antalias ka rënë pre e një sulmi. Mësohet se një ndër resortet turistike më të njohura në këtë zonë është goditur nga raketat. Mediat vendase bëjnë të ditur se tri raketa goditën nga një zonë malore pranë një rruge që lidh Antalian me qytetin e Kemerit.

Forcat e policisë dhe ato të ambulancës shkuan menjëherë në vendngjarje, ku fatmirësisht nuk janë shkaktuar viktima, por vetëm dëme materiale.

“Mëngjesin e sotëm në orën 10:30, ndodhi një shpërthim në Antalia, Turqi, në qendrën e peshkimit Çalticak. Shkaku i sulmit është duke u hetuar. Motivet e sulmit vazhdojnë të mbeten të paditura”, – kanë bërë me dije autoritetet vendase në Antalia.

Një varg sulmesh që kanë shënjestruar Turqinë kanë goditur rëndë turizmin. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje