Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ansi Agolli, lojtari më i mirë në Azerbajxhan

Ansi Agolli, lojtari më i mirë në Azerbajxhan
December 21
10:07 2016

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Ansi Agolli, është vlerësuar me çmimin si lojtari më i mirë i huaj këtë sezon në Azerbajxhan.

Mbrojtësi i majtë, që luan prej disa vitesh me skuadrën e Qarabag në Azerbajxhan, është kthyer në një lider të vërtetë, që adhurohet nga të gjithë lojtarët dhe tifozët e ekipit.

“Jam i nderuar që sot mora çmimin “Lojtari më i mirë i huaj i vitit”. E vërteta është që, që nga dita e parë te Qarabag-u, asnjëherë nuk e kam ndier veten të huaj, kjo falë trajnerit Gurban, pjesëtarëve të klubit, shokëve të skuadrës dhe sigurisht tifozëve. Ata më bëjnë të ndihem sikur luaj çdo ndeshje në shtëpi, edhe pse jam larg saj. Dua ta ndaj këtë çmim me gjithë këta njerëz. Falënderoj gjithashtu të gjithë gazetarët që janë këtu sot, edhe ata që votuan për mua”,- shkruan Agolli.

Prej disa muajsh që prej tërheqjes nga kombëtarja të futbollistit Lorik Cana, Agolli ka marrë shiritin e kapitenit dhe është kthyer në një lider të vërtetë, pavarësisht moshës së tij. /Blitz.al/

ansi-agolli

Shperndaje