Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

ANONYMOUS premton se do të marrë hak për Brukselin!

ANONYMOUS premton se do të marrë hak për Brukselin!
March 24
13:59 2016

Janë tashmë të famshme videot e një grupi hakerash, që nën emrin Anonymous paralajmërojnë grupe të caktuar njerëzish. Këtë herë fokusi i tyre është rrëzimi i terroristëve që bombarduan Brukselin ditën e martë. Në video ata shprehen:

“Përshëndetje qytetarë të botës së lirë! Ne jemi Anonymous (anonimët). Shumica prej jush tashmë e dinë se Belgjika u godit nga terroristët më 22 mars 2016. Liria jonë është edhe njëherë tjetër në rrezik. Kjo nuk mund të vazhdojë. Pas sulmeve në Paris, nëntorin e kaluar, ne kemi luftuar çdo ditë kundër terrorizmit. Kemi bllokuar me mijëra llogari në Twitter që ishin direkt të lidhura me ISIS. Kemi hakuar platformën e tyre online dhe kemi vjedhur para nga terroristët. Por asgjë nuk mund të mbarojë me kaq, meqenëse këta terroristë vazhdojnë aksionet e tyre nëpër botë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë me ta, do të vazhdojmë të bllokojmë portalet e tyre. Ne mbrojmë të drejtat e lirisë dhe tolerancës. Për mbështetësit e Shtetit Islamik, ne do t’ju rrëzojmë! Ne do t’ju gjejmë pasi ne jemi kudo. Dhe jemi shumë më shumë nga sa mendoni ju. Kujdes! Kur vratë të pafajshëm në Belgjikë, i vratë të gjithë europianët. Kështu që ne duhet të luftojmë mbrapsht. Të gjithë mund të ndihmojnë dhe ju ftojmë të na bashkoheni. Me anë të linkut të kësaj video ju mund të udhëzoheni sesi ta bëni këtë. Do të bënim shumë mirë sikur të mos i lejonim të komunikonin me njëri- tjetrin e të mos kenë mundësinë të rekrutojnë islamikë të tjerë. Ne jemi Anonymous, ne nuk falim, ne nuk harrojmë, ne jemi të lirë, ndaj na prisni!”

 

Shperndaje