Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ankthi nga tërmetet, sizmologu Rrapo Ormeni: Pasgoditjet do të vijojnë, nuk ka vend për panik

Ankthi nga tërmetet, sizmologu Rrapo Ormeni: Pasgoditjet do të vijojnë, nuk ka vend për panik
December 01
12:03 2019

Pas goditjes me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, do të ketë të tjera lëkundje që do të pasohen. Njerëzit duhet të mësohen me faktin se do të ketë pasgoditje. Nuk ka arsye pse të ketë panik”.

Kjo është deklarata e sizmilogut të njohur Rrapo Ormeni. Për “News 24” ai dha mesazhin e qartë për qytetarët, të cilët ende vijojnë të jenë të jenë të frikësuar nga lëkundjet e tërmetit dhe kanë braktisur banesat e tyre.

Po ashtu Ormeni tha se qytetarët e Tiranës nuk janë të rrezikuar, po ashtu edhe ato banesa që nuk kanë pasur asnjë dëmtim gjatë këtyre ditëve. Nga pasgoditjet sipas tij rrezikojnë ato ndërsa që janë shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

“Mbrëmë pasi një lëkundje me magnitudë 4.5 të shkallës rihter, dhe pash shumë njerëz dolën jashtë. Kam theksuar se këto pasgoditje janë normalitet pasi tërmetit me magnitudë 6.3 rihter. Do të vazhdojnë goditjet, duhet të mësohemi më këtë. Janë goditje që nuk kanë efekte në ndërtesa, Por mund të ketë ndikimi në ndërtesa që janë abandonuar dhe janë dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Aq më tepër Tiranë, që është larg epiqendrës. Ndaj është mirë që ka çlirime të tilla me këto magnituda. Goditjet e sotme kanë qenë me magnitudë normale. Njerëzit duhet të mësohen me këto pasgoditje. Ndaj në këtë rast nuk duhet të jetë panikosja”- shprehet Ormeni, i cili gjatë këtyre ditëve, së bashku me kolegët e tij ka qenë i pranishëm në mediat, për të dhënë mendimin e tyre profesional dhe këshillat shpesh qetësuese për njerëzit. /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share