Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ankesat e maturantëve, Meta: Nevojitet bashkëpunimi mes MAS dhe universiteteve

Ankesat e maturantëve, Meta: Nevojitet bashkëpunimi mes MAS dhe universiteteve
September 09
18:31 2016

Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim u mblodh ditën e sotme për të diskutuar për pranimin në universitete të maturantëve të këtij viti. Në fjalën e tij, kreu i LSI-së, Ilir Meta, u shpreh se ka pasur mjaft debate dhe diskutime lidhur me këtë çështje.

Ai theksoi se qëndrimi i LSI-së mbetet i qartë, në mbështetje të ligjit të miratuar dhe duke respektuar frymën e tij, me qëllim zgjidhjen e problemeve për të rinjtë bazuar në meritë, transparencë dhe preferencë.

“Është e qartë se ka nevojë për bashkëpunim më të ngushtë mes MAS-it dhe universiteteve për të gjetur një zgjidhje dhe për të pasur një situatë më të pranueshme që t’u japin qetësi dhe siguri prindërve dhe të rinjve. Mund të ketë zgjidhje të mira edhe pa bërë ndryshime në ligj bazuar në meritë, transparencë dhe preferencë. Jemi të bindur se këto çështje do të zgjidhen”, – është shprehur Meta në vijim. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje