Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anjeza Shabani shpërthen në lot: S’e dija që fëmija ishte autik

Anjeza Shabani shpërthen në lot: S’e dija që fëmija ishte autik
June 21
11:41 2016

Gjatë dëshmisë të dhënë mbrëmjen e djeshme në Polici, administratorja e kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani, ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe qante pa pushim. Ajo mësohet të ketë thënë përpara oficerëve të policisë vetëm që video e publikuar në emisionin “Stop” nuk ishte e plotë, ndërkohë që ka pranuar se ka dhunuar fëmijën.

“Videoja është prerë, nuk është e plotë. Unë pasi e qëlloja edhe e kam përqafuar fëmijën. Por ai përsëri nuk pushonte. Unë nuk e dija që fëmija ishte autik. Nuk më kishin thënë. Po të shihni videot e plota shihet që unë e kam puthur dhe përqafuar disa herë”, është shprehur ndër të tjera ajo.

Burimi: Panorama

Etiketimet
Shperndaje