Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anjeza Shabani në Gjykatën e Lartë: Kërkoj masë më të lehtë!

Anjeza Shabani në Gjykatën e Lartë: Kërkoj masë më të lehtë!
July 26
14:40 2016

Administratorja e kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani, e cila ka marrë dënimin arrest me burg nga Gjykata e Tiranës si dhe nga Gjykata e Apelit, ka vendosur të provojë shansin e fundit nëpërmjet Gjykatës së Lartë për të kërkuar masë më të lehtë sigurie.

Ajo vazhdimisht përdor arsyen se është penduar dhe se videoja e transmetuar në emisionin “Stop” ka qenë një kurth i ngritur.

Kujtojmë se Shabani u dënua pasi dhunoi djaloshin 3-vjeçar dhe prindërit vendosën që në bashkëpunim me “Stop” të denonconin publikisht ngjarjen. /blitz.al/

Shperndaje