Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anjeza Shabani kërkon falje para gjyqtares: “Më lejoni të shkoj tek ime bijë!”

Anjeza Shabani kërkon falje para gjyqtares: “Më lejoni të shkoj tek ime bijë!”
June 24
11:09 2016

Në seancën gjyqësore të mbajtur dje është marrë vendimi që Anjeza Shabani, e cila ushtroi dhunë mbi djalin 3-vjeçar, të qëndrojë në burg deri në momentin që do të merret përfundimisht masa e dënimit.

Ndërkohë thuhet se kjo e fundit ka qarë gjatë gjithë seancës dhe kur u dha vendimi ajo ka thënë: “Më gjykoni me një masë më të lehtë sigurie, ju lutem më lini të shkoj tek ime bijë, ajo ka nevojë për mua”.

Ndërkohë, avokati i saj Roland Islami ka kërkuar një masë më të lehtë duke qenë se ajo ka një vajzë e vogël dhe pavarësisht fajit që ka kryer nuk mund të konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. Avokati tha gjithashtu se do të apelojë vendimin e marrë duke e dërguar çështjen në Gjykatën e Apelit për zëvendësim mase.

Shperndaje