Blitz

 Breaking News

Anila Hoxha: Shfrytëzimi i 15-vjeçares tregohej prej një viti si ‘hit’ nëpër gojët e lagjes. Prindërit janë ngujuar…

Anila Hoxha: Shfrytëzimi i 15-vjeçares tregohej prej një viti si ‘hit’ nëpër gojët e lagjes. Prindërit janë ngujuar…
June 01
09:32 2020

Dyditë më parë policia e Tiranës ka arrestuar 4 shtetas, të cilët akuzohen për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, historia e të cilës tronditi të gjithë vendin. Specialistët për Hetimin e Krimit pas informacionit se një shtetas 65-vjeçar kishte abuzuar seksualisht me dhune më një të mitur 15 vjeç,  arritën të identifikonin personin dhe zbardhën ngjarjen duke shoqëruar në ambientet e Policisë, 65-vjeçarin me inicialet A.D.

Për një kohë të gjatë e kishte përndjekur të miturën, duke i thënë se do t’i shkruante emrin në muret e lagjes dhe do të shkruante fjalë ofenduese, në rast se ajo nuk kryente marrëdhënie seksuale me të.

Nën presionin e kërcënimeve të vazhdueshme, 15-vjeçarja ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjeçarin, i cili e ka filmuar. Filmimin më pas ua ka dhënë 3 personave të tjerë, konkretisht K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, në po të njëjtën lagje. Duke e shantazhuar me publikimin e videos, edhe ata kanë abuzuar seksualisht me të miturën. Më pas i kanë bërë video intime që t’ua shpërndanin personave të tjerë. Me ndërhyrjen e Policisë Kriminale, ky veprim arriti të parandalohej.

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje të rënda për historinë e 15-vjeçares që u abuzua seksualisht nga 65-vjeçari dhe 3 të rinj. Hoxha tregon se prindërit e kaluan javën e fundit duke fshirë emrin e vajzës nga muret e lagjes dhe tani janë ngujuar të frikësuar ndërsa poshtë pallatit të tyre qëndron një grup të rinjsh, me në krye djalin e të akuzuarit si përdhunues.

Shkrimi i Anila Hoxhës:

Javët e fundit prindërit e 15-vjeçares të abuzuar seksualisht e kaluan duke fshirë nëpër muret e lagjes emrin e saj. E gjithë lagjia ku emri katërgërmësh i fëmijës ka zënë muret e shtyllat, e dinte se kush shkruante dhe përse. Të gjithë e dinin, përvec policisë dhe familjes.

Shfytëzimi i gjimnazistes tregohej prej një viti si një ‘hit’ nëpër gojët e lagjes dhe të shkollës, mes banorësh e fqinjësh, ku disa e përshkruanin si “fëmija i përhedhur”. Ndërsa të tjerët e përshkruanin 65-vjeçarin si monstra që u tregonte fotografitë dhe videot e të miturës duke u mburrur “shikojeni këtë”.

Por ky informacion nuk kishte mbërritur në veshët e vulosur të policisë. Në veshët e askujt, as te agjentëve të krimeve, as të patrullave që pijnë birra në lokalin përballë shkollës dhe nuk shikonin të afishuar ngado emrin e S, apo të shikonin se si një vajzë kalohej dorë me dorë dhe si një i moshuar ndërkohë tregonte videon në serviset e makinave të lagjes, në birrari, dhe tek të tjerë aty që pastaj ktheheshin në shtëpi dhe ruanin fëmijët e tyre duke patur parasysh se një tragjedi po luhej me fëmijën e komshiut.

Edhe mësuesit e shkollës në lagjen në periferi të Tiranës nuk dinin gjë. As psikologët nuk dinin gjë, ndonëse profili i rojes ishte aq i diskutueshëm sa ai u përzu prej aty. As oficerët e sigurisë që paguhen nga Ministria e Arsimit. Roja i shkollës njihet në lagje për profilin e tij të diskutueshëm. Por ai u hoq nga puna jo për këtë gjë, por pasi ishte punësuar aty së bashku me gruan dhe djalin.

Emri i S. dhe sharjet për të ndërkohë të vrasin sytë, në hyrje të shtëpisë së saj në të dy krahët, në muret e shkollës, në muret e lagjes. Prej një viti është shkruar emri i vajzës dhe në anglisht “mirë se rdhe në ferr”. Prindërit nuk ja dolën ta mbulonin me gëlqere emrin e fëmijës së tyre që përdhunshëm u shkarravitej prej muajsh POR vetëm ata s’po dinin se përse emri i të miturës po vulosej si “A” e turpit të shoqërisë sonë.

Këtë të dielë ja kushtova S. Një banore më thotë duke tundur kokën se fëmija doli duarsh për faj të prindërve që nuk e kontrollonin. “E dinim të gjithë këtë gjë”- thotë një tjetër. “Videot e vajzës qarkullonin ngado. I moshuari doli mendsh kur prindërit e mbyllën fëmijën në shtëpi dhe ajo nuk po dilte më”.

Pasi ata denoncuan dhe katër banorë të lagjes u arrestuan, mes tyre adoleshentë dhe ish-roja, prindërit janë ngujuar brenda në shtëpi. Poshtë pallatit të tyre qëndron një grup të rinjsh, me në krye djalin e të akuzuarit si përdhunues.

Skandal. Presion fare i hapur. Ndonëse janë të afërmit e këtij 65-vjeçari që e përzunë nga familja disa muaj më parë, për të kundërshtuar sjelljen e tij. Skandal i paprecedentë mungesa totale e informacionit të shkollës, policisë a kujdto tjeër që paguhet dhe ka për detyrë të mbrojë e të ruajë fëmijët dhe nxënësit në shkolla.

Nje skandal i tillë nuk kishte nevojë të zbulohej nga kallzimi i dy prindërve që për shkaqe të ndryshme iu drejtuan policisë , atëherë kur emri i fëmijës së tyre dhe video e fëmijës së tyre po postohej ngado. Një skandal i tillë ishte zbuluar prej një viti nga banorët e lagjes në periferi të Tiranës, kur shikonin fëmijen duke u ngjitur në një shtëpi që i përkiste dikujt që jeton në Greqi , kur e shikonin t’u nënshtrohej edhe të rinjve të tjerë aty. Diçka po ndodhte, por që policia ta merrte vesh duhet së pari që qytetarët ta besojnë.

Skandal i paprecedentë që pavarësisht zërave në lagje, asnjë nga përfaqësuesit e shkollës nuk e referoi çështjen në polici. Skandal i paprecedentë që i afërmi i një abuzuesi vazhdon të qëndrojë poshtë shtëpisë së dy prindërve që tashmë janë të rrezikuar dhe kanë frikë të dalin, pasi kater të dyshuar në lagje janë arrestuar për abuzim seksual.

Skandal që disa orë pas shpërthimit të kësaj bombe, veç versionit të policisë nuk ka asnjë deklaratë nga bukuroshja e Ministrisë së Arsimit, ku i ka psikologet e shkollës, ku është stafi pedagogjik i kësaj shkolle?
Skandal që familja është braktisur dhe ka mbetur pa mbrojtje.
Ata janë të kërcënuar. I pashë sot dhe e dëshmoj këtë gjë.

Share