Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anila Basha i përgjigjet me mëshirë neverisë së Erion Braçes

Anila Basha i përgjigjet me mëshirë neverisë së Erion Braçes
July 21
10:14 2016

Ditën e djeshme, në një status të ashpër në Facebook, deputeti Erion Braçe ka shpërthyer ndaj gazetares Anila Basha duke e akuzuar se i ka atribuuar gabimisht pronësinë e një portali. Fillesa e këtij debati ka qenë një artikulli i “newsbomb.al”, ku thuhet se pikërisht portali i Erion Braçes sulmon Ilir Metën një ditë para votimit për reformën në drejtësi. Pak orë pas këtij statusi, Anila Basha i është kundërpërgjigjur deputetit me një status në Facebook. E kthyer tashmë në gati një luftë sociale, Anila e ka cituar këtë deklaratë si një përgjigje të detyruar të sajën për t’i thënë z. Braçe se nuk ka frikë prej tij.  Gazetarja e ka kritikuar për fjalorin, madje ka shtuar se do të donte ta shihte pas disa vitesh kur vajzës  së tij t’i tregonin për fjalorin me të cilin i ati prezantohej në publik.

“Përgjigje e detyruar për Erion Braçen.

Duke qenë se ke zgjedhur vendin e “llumit të piranjave”, po të them se unë nuk të kam frikë, si shumëkush që nuk do të merret me ty, por komunikimi yt përmes atij statusi është një provë e faktit se ti je një turp në përfaqësimin parlamentar të vendit tim”,- shkruan gazetarja në Facebook.

“Nuk është hera e parë që e hap atë gojë për të nxjerrë pisllëqe të këtij lloji. Por do të doja të të shihja në fytyrë ndoshta ca vite më vonë për të parë vështrimin e vajzës tënde kur t’i tregonin se me ç’fjalor ordiner rrugësh prezantohej në publik babai i vet në kohën që duhej të jepte leksione parlamentarizmi dhe qytetarie.

Për parlamentarizmin, nuk kam ç’të të them. Për qytetarinë, kjo është fjalë e huaj për ty. Ndiej mëshirë për ty”,- ka përfunduar Anila Basha.

Shperndaje