Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Anija turistike përfshihet nga flakët në Karaburun

Anija turistike përfshihet nga flakët në Karaburun
July 29
09:43 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në gadishullin e Karaburunit, në zonën turistike në jug të  vendit

Anija turistike “Aqua Marine”, në të cilën ndodheshin pesë anëtarë të ekuipazhit, është përfshirë nga flakët e mëdha, duke u shkrumbuar e tëra.

Policia sqaron sipas Ballkanweb se pesë anëtarët e ekuipazhit kanë arritur të shpëtojnë nga flakët e mëdha falë ndihmës që iu është dhënë nga Policia Kufitare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa raportohet se anija bënte çdo ditë linjën shëtitëse Karaburun-Ishulli Sazanit./blitz.al/

Share