Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anija e parë private që fluturoi drejt Hënës, përplaset në sipërfaqen e saj

Anija e parë private që fluturoi drejt Hënës, përplaset në sipërfaqen e saj
April 12
21:32 2019

Një anije hapsinore izraelite ka dështuar në përpjekjen për tu bërë e para anije private, që do të ulej në Hënë, për shkak se është përplasur në sipërfaqen e saj.

Organizata jo fitimprurëse SpaceL, shpresonte që anija e tyre “Beresheet” të ulej me sukses në Hënë, e ta bënte Izraelin vëndin e katërt në botë që do të arrinte të realizonte diçka të tillë dhe të parin vend që do të shkonte në satelitin tonë të hapsirës, me një objekt privat.

Anija humbi komunikimin me Tokën vetëm pak momente para se të ulej. Kryeminstri i Izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh kështu për këtë tentativë: “Nëse nuk ke sukses me të parën, vazhdo të provosh1” dhe tha se shpresonte që herën tjetër organizatorët të festojnë. Kjo anije, emri i së cilës në gjuhen hebreje do të thotë “Gjeneza”, u nis nga planeti ynë dy muaj më parë nga Florida, në vendin ku Elion Musk nis anijet e tij kozmike, për shkak se misioni ‘Beresheet” nuk mund ta mbulonte koston e raketave që përdoren gjatë nisjes.

 

Siç mund ta shihni në foto, kjo makineri kishte katër këmbë dhe kishte përmasat e një lavatriçeje. Këto dy muaj ajo ka qenë duke u rrotulluar rreth orbitës së Tokës dhe priste që të kapej nga graviteti i Hënës. Ishte planifikuar që të ulej në “Detin e Qetësisë”, në hemisferën e veriut të Hënës. Një kapsulë kohore gjendej në bordin e kësaj anije, e cila përmbante një foto të astronautit izraelit Ilian Ramon, i cili ndërroi jetë në vitin 2003. Gjithashtu kishte një librari hënore, që përmbante rreth 30 milionë faqe në një diks, me të dhënat e një misioni hapsinor amerikan. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje