Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angli, terror jashtë Parlamentit, 1 person qëllon me thikë policin dhe mbi 10 persona

Angli, terror jashtë Parlamentit, 1 person qëllon me thikë policin dhe mbi 10 persona
March 22
16:26 2017

Një person me thikë ka hyrë me forcë në brendësi të Parlamentit Britanik dhe ka qëlluar një oficer policie, përpara se të qëllohej nga policia.

Para këtij veprimi, personi i pajisur me thikë ka goditur mbi 10 persona me një makinë 4X4. Jashtë parlamentit janë parë të shtrirë në tokë 3 persona të lënduar.

Pas këtij sulmi godina e Parlamentit u mbyll menjëherë dhe masat e sigurisë u shtuan.

Nuk dihet gjendja e të plagosurve, por aktualisht forcat e sigurisë janë në alarm të plotë pasi dyshohet për një sulm terrorist të mundshëm.

Jashtë Parlamentit janë parë njerëz duke vrapuar të frikësuar.

Nuk dihet nëse autori i sulmit ka vepruar i vetëm apo është një veprim i organizuar.

Agresori thuhet se ka qenë i vetëm teksa drejtonte automjetin gjatë urës “Westminster”, përpara se të përplasej me gardhin e Dhomës së Parlamentit dhe të futej në kopsht. Punimet e Dhomës së Përfaqësuesve janë pezulluar nga nënkryetarja Lindsay Hoyle. Deputetët janë urdhëruar të qëndrojnë brenda.

Njerëzit jashtë pallatit shiheshin teksa vraponin, ndërsa janë dëgjuar edhe të shtëna.   VIJON…

Shperndaje