Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angli, skllavja seksuale për 13 vjet me radhë

Angli, skllavja seksuale për 13 vjet me radhë
December 29
13:15 2016

Viktimat seksuale të përdhunimeve janë bërë të zakonshme në vende ku mbizotëron kaosi dhe demokracia është e brishtë.

Por një rast i tillë e për më tepër që ka zgjatur për 13 vjet është publikuar në Britaninë e Madhe.

Nën pseudonimin Anna Rouston, një e re ka treguar se si është mbajtur për 13 vjet e izoluar nga një person dhe është përdhunuar në mënyrë sistematike pa pasur mundësi të largohej.

Anna tregon se në moshën 15-vjeçare ka takuar një shofer taksie të quajtur Malik. Ai ishte treguar shumë i mirë me të, madje i kishte premtuar ta çonte në shtëpi për t’u njohur me prindërit e tij.

Por në atë moment ai e ka kërcënuar atë, e ka rrëmbyer dhe e ka bërë pre të abuzimeve seksuale sadiste e psikologjike për 13 vitet që do të pasonin.

Pas kësaj periudhe, ajo ka gjetur më në fund mundësinë të arratisej.

Pas këtyre deklaratave, policia i ka kërkuar asaj të bëjë denoncim, por deri tani nuk e ka denoncuar personin që e ka dhunuar për kaq shumë vite, sepse ka frikë për jetën. /Blitz.al/

Shperndaje