Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angli, dënohen 2 shqiptarë, e kishin kthyer shtëpinë në punishte droge

Angli, dënohen 2 shqiptarë, e kishin kthyer shtëpinë në punishte droge
March 21
13:12 2017

Nuk është hera e parë që shqiptarët përmenden për raste të kultivimit të lëndëve narkotike në Europë, në laboratorë të gatshëm të ndërtuar brenda shtëpive.

Rasti i fundit është ai i 2 shqiptarëve në Britaninë e Madhe që janë dënuar nga gjykata pasi e kishin kthyer në punishte droge shtëpinë ku banonin.

Gjatë seancës së të hënës, gjykata në Angli vendosi të dënojë me 20 muaj burg shtetasin Besim Tafa 45 vjeç dhe me 12 muaj burg shtetasin Ardit Mëhalla 19 vjeç.

Sipas trupës gjyqësore në Shrewsbury Court Crown, 45-vjecari kishte rreth 1 javë që banonte në shtëpinë ku u gjetën dhe sekuestruan 273 bimë kanabisi për të cilat ai kujdesej. Ndërkohë, 19-vjeçari Ardit Mehalla lëvizte me furgon dhe bënte furnizimet.

Dy shqiptarët e arrestuar kishin hyrë në datën 14 shkurt ilegalisht në Britani, duke paguar një shumë të konsiderueshme parash, me kamionët me të cilët lëvizin përherë shqiptarët ilegalë.

Policia gjeti në 6 dhoma 273 bimë të cilat ishin gati për t’u korrur, si dhe pajisjet që do shërbenin për kultivimin e kanabisit. Avokati mbrojtës i Tafës tha se klienti i tij ishte punësuar pasi besonte se do bënte punë krahu dhe jo të kujdesej për kanabisin.

“Ai nuk ka lidhje me fabrikën e kanabisit, por pranon se kujdesej për bimët”,- tha avokati Andrew Holland, ndërsa u shpreh se ka në Shqipëri gruan bashkë me 2 fëmijë. Ndërkohë avokatja e 19-vjeçarit shqiptar tha se ai kishte paguar 7500 paund për të hyrë në Britani dhe paratë e gjetura nga policia do shkonin për të paguar borxhin.

Në bazë të ligjit në Britaninë e Madhe, 2 shqiptarët do të deportohen pasi të kryejnë dënimin e dhënë nga gjykata. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje