Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angela Merkel do të kërkojë bashkëpunim me Trump

Angela Merkel do të kërkojë bashkëpunim me Trump
January 22
11:28 2017

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se do të përpiqet që të gjejë kompromis me presidentin e ri amerikan lidhur me çështjet e rëndësishme si tregtia e lirë dhe buxheti ushtarak.

Sipas mediave gjermane, Merkel do të vazhdojë të punojë në ruajtjen e marrëdhënieve të rëndësishme midis Europës dhe SHBA-së.

“Trump i qartësoi bindjet e tij në fjalimin e inaugurimit. Dëshiroj të them dy gjëra lidhur me fjalimin e tij. E para, fuqimisht besoj se më mirë për të gjithë ne është nëse punojmë së bashku në bazë të rregullave, vlerave të përbashkëta dhe aksionit të përbashkët në sistemin ekonomik ndërkombëtar, në sistemin tregtar dhe të japim kontributin tonë në aleancën ushtarake. E dyta, marrëdhëniet transatlantike nuk do të jenë më pak të rëndësishme se vitet e kaluara. Dhe unë do të punoj për këtë. Madje edhe kur ekzistojnë mendime të ndryshme, kompromise dhe zgjidhje më së miri mund të gjenden kur këmbejmë ide me respekt”, – tha në fjalën e saj kancelarja Merkel.

Marrëdhëniet midis administratës së re në Uashington dhe Berlinit kanë hyrë në fazë kritike pasi javën e kaluar presidenti i SHBA-ve në një intervistë paralajmëroi dogana për prodhuesit gjermanë të automobilave dhe konfirmoi se me qëllim që ta lëvizë ekonominë amerikane do të bëjë rishikim të marrëveshjeve tregtare që ka nënshkruar SHBA-ja.

Komento
Shperndaje