Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angazhimi i ushtrisë për të luftuar kanabisin, Tahiri dhe Kodheli kundërshtojnë Manjanin

Angazhimi i ushtrisë për të luftuar kanabisin, Tahiri dhe Kodheli kundërshtojnë Manjanin
October 20
13:01 2016

Propozimi i një dite më parë i ministrit të Drejtësisë për angazhimin e ushtrisë në luftimin e kanabisit, është kundërshtuar nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Në reagimin e tij gjatë një konference për mediat, ministri Tahiri u shpreh se e mirëkupton kërkesën e ministrit Ylli Manjani, por nuk e përkrah atë. Sipas tij, vendi nuk është në kushtet e një alarmi kombëtar, por nevojitet vetëm adresimi te çdo qytetar që mendon që varfërinë ta vrasë duke mbjellë kanabis.

“E mirëkuptoj vullnetin për të bërë propozim që shkon në adresimin e këtij fenomeni, besoj është propozim i pasaktë, por hyn te propozimet e dëshirës së mirë. Puna jonë nuk bëhet për konferencat e shtypit, por duke marrë masat e nevojshme të cilat mund të sjellin efekt të menjëhershëm për parandalimin e fenomenit. Ndryshimi i Kodit Penal është një prej masave që do sjellë rezultate”.

Të njëjtin mendim ka shprehur edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila është shprehur sot se duhet të flitet vetëm për gjëra serioze: “Forcat e Armatosura janë serioze dhe të flasim për gjëra serioze”. /Blitz.al/

Komento