Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anëtarët e PS kundër, PD e LSI pa komisionerë në KZAZ

Anëtarët e PS kundër, PD e LSI pa komisionerë në KZAZ
May 23
13:49 2019

Anëtarët e PS-së në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve nuk e kanë pranuar   kërkesën e PD-së dhe LSI-së për të pasur anëtarët në KZAZ. Kërkesa e PD-së dhe e LSI-së është hedhur poshtë me shumicën e votave në KQZ, të cilët janë anëtarët e PS-së të drejtuar nga Denar Biba.

Kreu i KQZ-së Klement Zguri ka votuar pro kërkesës së PD-së e LSI-së, pasi sipas tij kërkesa është e rregullt dhe sipas Kodit Zgjedhor dhe ligjit.

Pas votimit, kreu i KQZ-së Klemet Zguri u shpreh se PD dhe LSI mund ta ankimojnë vendimin në Kolegjin Zgjedhor brenda 5 ditëve.

Ivi Kaso, sekretar zgjedhor në PD, deklaroi se KQZ nuk kishte asnjë bazë ligjore për këtë vendim, përveç urdhrit politik të kryeministrit Edi Rama. Ai theksoi se opozitës i buron e drejta nga Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor që të regjistrojë komisionerët, ndërsa akuzoi Ramën se nuk organizon dot zgjedhje pa manipulime edhe kur garon i vetëm.

“Rama është i shqetësuar nga komisionerët sepse në komisione shkeljet janë të shumta. Kemi të bëjmë me një mazhorancë që edhe kur garon e vetme, e vjedh dhe manipulon procesin zgjedhor”, u shpreh Kaso.

Burimi:Syri.net

 

Komento
Shperndaje