Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anëtarësimi në BE, Vuçiç: Kushti për Kosovën, më i vështiri

Anëtarësimi në BE, Vuçiç: Kushti për Kosovën, më i vështiri
September 10
16:25 2016

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur ditën e sotme se hapja e kapitullit të 35-të në negociatat për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian mund të cilësohet si etapa më e vështirë e bisedimeve.

Bëhet fjalë për kapitullin që kushtëzon shtetin serb të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, duke mos e konsideruar atë pjesë të sajën. Këto komente, kryeministri i Serbisë i bëri pas zhvillimit të bisedimeve me Komisionarin për Zgjerim të Bashkimit Europian, Johannes Hahn.

/Blitz.al/

Komento