Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anëtar i bandës së drogës, ekzekutohet në mes të Rrëshenit 48 vjeçari

Anëtar i bandës së drogës, ekzekutohet në mes të Rrëshenit 48 vjeçari
August 12
13:25 2019

Mesditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Rrëshenit. Të shtëna me armë janë dëgjuar në qendër, ku ka mbetur i vrarë 48 vjeçari Armando Gjini. Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur postblloqe për kapjen e autorit.

Gjini nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi njihet si anëtar i bandës së Met Kananit: grup i strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike. Në maj të këtij viti, ai i shpëtoi një tjetër atentati, ku i ishte vendosur eksploziv në makinë. Në atë kohë, Gjini tregoi se teksa në mëngjes do dërgonte fëmijët në shkollë, konstatoi pakon dhe njoftoi policinë që bëri shpërthimin e kontrolluar.

Ndërkohë, policia nuk ka dhënë ende detaje mbi rrethanat e ngjarjes:

“Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.”

Burimi: BalkanWeb

Komento
Shperndaje