Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Andrea Memollari: Gishtin e mesit ia çojmë shtetit

Andrea Memollari: Gishtin e mesit ia çojmë shtetit
July 15
00:07 2016

20-vjeçarit Andrea Memollari, i cili u vu në prangat e policisë si autor i aksidentit të rëndë shënuar një ditë më parë në Tiranë, i pëlqente të ishte “djali i keq”.

Në postimet në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, vërehet lehtësisht se djali i fiksuar pas shpejtësisë dhe adrenalinës, pëlqen luksin, jetën e natës, alkoolin, makinat më të mira, si dhe është i fiksuar pas muzikës së Noizy-t. Mjafton kjo foto, e cila demostron stilin e jetesës të të riut moskokëçarës.

Vënia në pranga rreth një vit më parë nuk shërbeu që ai të hiqte dorë nga jeta e shfrenuar, duke u bërë shkak për vdekjen e 45-vjeçares, Dhurata Prifti, nënë e dy fëmijëve. I intervistuar nga “Top Channel” teksa shlqyente dënimin me orë pune në publik, ai tha se nuk do korruptonte më policët, por s’do të hiqte dorë nga shpejtësia. “Për të ec shpejt do ecim se çunat e rinj e kanë njëçikë këtë”, u shpreh Memollari.

Etiketimet
Shperndaje