Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ancelotti: Shqipëria, hov falë punës së De Biasit

Ancelotti: Shqipëria, hov falë punës së De Biasit
September 02
19:22 2016

Trajneri i ri i Bayern Munchen, Carlo Ancelotti, ndodhet në Shqipëri me ftesë të kryeministrit Edi Rama, për të folur mbi librin e tij ““Udhëheqja e urtë: Si të fitosh zemrat, mendjet dhe ndeshjet”.

Takimi ka nisur në orën 18:30 të ditës së sotme dhe i pranishëm raportohet të jetë edhe trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, si dhe trajnerë të tjerë shqiptarë.

Ndër të tjera, në fjalën e tij, ish-drejtuesi i Milanit dhe Real Madridit, ka vlerësuar kontributin që trajneri i kuqezinjve dha në paraqitjet e Kombëtares në Euro 2016: “Shqipëria, hov falë kontributit të De Biasit”.

Sa për librin e tij, Ancelotti u shpreh se për të libri është hobi, punë dhe kënaqësi.

Trajneri i skuadrës gjermane udhëtoi drejt Tiranës vetëm pak orë pas kthimit në Gjermani, për nisjen e përgatitjeve për ndeshjen e radhës ndaj Schalke 04. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje