Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Analizat për plazhet, publikohen zonat e pastra dhe ato të ndotura

Analizat për plazhet, publikohen zonat e pastra dhe ato të ndotura
June 07
13:28 2017

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar të dhënat e analizave nga plazhet e bregdetit shqiptar.

Në bazë rezultateve të fazës paraprake të cilësisë së ujërave larëse, AKM deklaron se për vitin 2017 rezulton:

– Cilësia e ujërave larëse është shumë e mirë në plazhet e Divjakës, Velipojës, Tales, Shëngjinit, Gjiri të Lalzit, Golemit, Qerretit, Spillesë, Orikumit, Zvërnecit, Vlorës, Dhërmiut, Himarës, Qeparoit, Borshit, Ksamilit, Sarandë, Semanit, Durrësit dhe Palasës.

-Cilësia e ujërave larëse është e mirë në 3 pika monitorimi, te Shkolla e Marinës në Vlorë, te Kanali i Çukës në Sarandë dhe te kompleksi “Giardino” në Durrës. Të 3 këto pika një vit më parë kanë rezultuar me cilësi të keqe të ujërave.

– Cilësia e ujërave larëse është përkeqësuar në 2 pika të plazhit të Durrësit, konkretisht në plazhin Zhiron dhe pas kanalit, te plepat, ku në bazë të analizave të kampioneve të marra, ujërat larëse kanë rezultuar me një cilësi të keqe.

Monitorimi paraprak i AKM-së për vitin 2017 është shtrirë në 102 pika nga 99 pika në vitin 2016 dhe 78 pika në vitin 2015 duke rritur në këtë mënyrë monitorimin gjatë gjithë vijës bregdetare.

Në listën e plazheve të monitoruara për herë të parë është shtuar edhe plazhi i Palasës me dy pika monitorimi, të cilat kanë rezultuar të një cilësie shumë të mirë.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje