Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

ANALIZA/ 6 mënyra se si mund të fitojë Trump

ANALIZA/ 6 mënyra se si mund të fitojë Trump
November 05
14:46 2016

A do t’ia dalë Trump të fitojë zgjedhjet? E vështirë, por jo e pamundur.

Në një analizë në CNN, analisti Eric Bradner rendit mënyrat se si ai mund t’ia dalë në datën 8 nëntor  të futet në Shtëpinë e Bardhë.

Stafi i Trump ka shpenzuar 25 milionë $ vetëm për reklamat në media në shtetet ku besimi ndaj tij është i lëkundur, me synimin për të bërë për vete qytetarët amerikanë të këtyre zonave.

Duhen 270 vota në kongres për t’ia dalë mbanë. Por si?

Deri në këto momente, sipas sondazheve të mediave më prestigjioze amerikane, Clinton e Trump ndahen nga njëri-tjetri me më pak se një pikë, çka do të thotë se rezultati i zgjedhjeve nuk dihet deri në çastin e fundit.

Për momentin, besueshmëria e Hillary-t është lëkundur pas skandalit të email-eve të publikuara nga Ëikileaks si edhe hetimit të nisur nga FBI-ja.

  1. Pjesa më e madhe e mbështetësve të Trump janë të bardhë dhe shumë prej tyre janë ende të pavendosur. Ato vota mund të kalojnë te ai.
  2. Matjet jo të sakta të sondazheve në shumë zona elektorale.
  3. Nëse votat e Hillary-t, të paktën disa prej tyre, kalojnë te kandidati Gary Johnson.
  4. Nëse afrikano-amerikanët, pjesa dërrmuese e të cilëve mbështesin Hillary-n, ndryshojnë mendje në çastin e fundit.
  5. Nëse latinët nuk votojnë siç pritet, për shkak të deklaratave të forta të Trump, si ndërtimi i murit me Meksikën.
  6. Nëse verilindja kthen vëmendjen nga Trump (janë shtetet ku Hillary gëzon mbështetjen më të madhe. /Blitz.al/
Komento
Shperndaje