Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Amnistia e re për makinat, përfitojnë 100,000 qytetarë

Amnistia e re për makinat, përfitojnë 100,000 qytetarë
June 26
14:39 2016

Qeveria shqiptare ka vendosur të favorizojë pronarët e rreth 100 mijë makinave që prej vitesh janë të regjistruara në sistemin e Drejtorisë së Transportit Rrugor, por nuk kanë paguar asnjëherë detyrimet dhe taksat. Me hyrjen në fuqi të ligjit, të gjithë qytetarët munden që brenda gjashtë muajve të shkojnë të çregjistrojnë mjetin e tyre dhe të përfitojnë nga falja e detyrimeve.

Çregjistrimi i makinës do kryhet pa paguar asnjë detyrim, përfshirë këtu taksën vjetore të qarkullimit, taksën e regjistrimit të përvitshëm, taksën vjetore të mjeteve të përdorura dhe gjobat për shkak të vonesave.

Ky draft i propozuar nga qeveria pritet që së shpejti të dërgohet në Kuvend. Ndërkohë ata qytetarë që duan të përdorin sërish mjetet e tyre, duhet që të paguajnë taksat e 10 viteve. Në projektvendim theksohet se falja e detyrimeve ka vlerë vetëm për të rinovuar lejen e qarkullimit dhe për të fshirë nga sistemi ato mjete për të cilat nuk janë paguar taksat. Në rast se qytetarët nuk do kryejnë çregjistrimin e mjeteve të tyre, do jetë Drejtoria e Transporteve që do i çregjistrojë mjetet nga sistemi.

Komento
Etiketimet
Shperndaje