Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ambasadorja Vlahutin takim me Metën për kryetarin e SHISH në Presidencë

Ambasadorja Vlahutin takim me Metën për kryetarin e SHISH në Presidencë
November 01
13:04 2017

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin po zhvillon një takim me Kreun e Shtetit Ilir Meta. Sipas Ballkanweb Vlahutin ka mbërritur në Presidencë para pak minutash, ndërsa vjen menjëherë pas dekretimit të lirimit nga detyra të ish-kreut të SHISH VIsho Ajazi Lika.

Presidenti Meta ka dekretuar sot lirimin nga detyra të Visho Ajazi Likës nga posti i kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili u dorëhoq nga detyra dy ditë më parë. Po të hënën, Presidenti priti edhe kryeministrin Edi Rama me të cilin pati një takim për SHISH.

Kryeministri firmosi dorëheqjen e dorëheqja e tij vjen në një kohë kur politika ‘zien’ nga zhvillimet, e ku kryefjalë e debateve mes maxhorancës dhe opozitës është çështja ‘Tahiri’./Blitz.al/

 

Shperndaje