Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ambasadorja shqiptare në Bruksel: Nuk ka viktima nga Shqipëria

Ambasadorja shqiptare në Bruksel: Nuk ka viktima nga Shqipëria
March 22
11:23 2016

Në një lidhje direkte me ambasadoren shqiptare në Bruksel, televizioni Neës 24 ka bërë të mundur të mësojë nëse ka ndonjë viktimë me kombësi shqiptare nga të prekurit e shpërthimeve në Bruksel.

Për fat të mirë, deri tani nuk ka njoftime për viktima apo të plagosur me origjinë shqiptare, megjithatë situata për momentin nuk është shumë e qartë as nëpër spitale apo rajone policie.

Ambasadorja shqiptare, Suela Janina, u bën thirrje të njerëzve që kanë familjarë në Belgjikë, të kontaktojnë në numrin e ambasadës shqiptare atje pasi komunikimi i drejtpërdrejtë me këta të fundit është tejet i vështirë, sepse janë bllokuar edhe linjat e telefonit për masa sigurie.

Komuniteti shqiptar në Belgjikë gjithashtu mund të kontaktojë me ambasadën për çdo lajm që mendojnë se është e vlefshëm.

Shperndaje