Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ambasadori turk në Shqipëri: Grushti i shtetit, vepër e Gülen. I paralajmëruam vendet aleate

Ambasadori turk në Shqipëri: Grushti i shtetit, vepër e Gülen. I paralajmëruam vendet aleate
July 17
18:24 2016

Dy ditë pas ngjarjes të shënuara mbrëmjen e së premtes në Turqi, ku u tentua një grush shteti, ka reaguar ambasadori i Turqisë në vendin tonë, Hidayet Bayraktar. Ai bën përgjegjës Fetullah Gülenin si autor i kësaj tentative.

“Është bërë e ditur në nivelet më të larta që tentativa për grusht shteti është realizuar nga Organizata Terroriste Güleniste/Struktura e Shtetit Paralel. Në fakt qeveria jonë prej kohësh është përpjekur t’i bëjë me dije vendet mike dhe aleate për natyrën terroriste të kësaj organizate dhe t’i tregojë fytyrën e vërtetë të Fetullah Gülenit. Fatkeqësisht kjo ndjeshmëri e jona deri më sot nuk është kuptuar sa duhet.”, u shpreh ambasadori turk.

Sipas tij, me organizimin e grush shtetit, “organizata terroriste nxorri në pah fytyrën e saj të vërtetë”. Sipas ambasadorit, populli dhe mediat dhanë një leksion demokracie gjatë këtij procesi. “Ne jemi shumë të kënaqur nga ky reagim i popullit dhe mediave tona. Të gjitha partitë politike parlamentare të vendit i kanë dalë për zot demokracisë, vullnetit mbarë popullor dhe simbolit të përfaqësimit të tij Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë.”, tha më tej ai.

Burimi: News24

 

Etiketimet
Shperndaje