Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ambasadori Raunig: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

Ambasadori Raunig: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar
May 25
11:07 2016

Gjatë prezantimit të projektit të OSBE-së “Për një drejtësi pa vonesa” në qytetin e Shkodrës, ambasadori i OSBE-së Florian Raunig është shprehur se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.

“Drejtesia e vonuar është edhe drejtesi e mohuar. Shumë vende vuajnë nga drejtesia e vonuar. Në Shqipëri gjyqet civile zgjasin 280 ditë në shkallat e para dhe se gjysma e gjyqeve jane jo produktive.”, u shpreh ai. Ambasadori theksoi mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën integruese.

Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha se ligji nuk i pengon gjykatat që të veprojnë më shpejt. “Kemi nevojë për instrumente pragmatistë. Duhen gjykata proaktive”, tha Manjani.

Ndërsa ambasadori austriak Johann Sattler pohoi se BE nuk do të jetë e plotë pa integrimin e Shqipërisë.

Etiketimet
Shperndaje