Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ambasadori Lu: Njerëz të fuqishëm kanë frikë, është koha për të vendosur

Ambasadori Lu: Njerëz të fuqishëm kanë frikë, është koha për të vendosur
July 19
11:13 2016

Vetëm dy ditë përpara 21 korrikut, datë kur politika shqiptare do të marrë vendimin për reformën në drejtësi, ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu, u shpreh në një prononcim të fundit se ka ardhur koha që të merret vendimi.

“Koha për të vendosur është tani. Qytetarët shqiptarë e duan reformën, është koha tu tregohet kurajo dhe besim për të bërë atë që është e drejtë. Kam zhvilluar disa takime me politikanët, të cilët i pyeta nëse do kenë kurajon të votojnë, nëse do votojnë atë që duhet. Njerëz të fuqishëm kanë frikë nga miratimi i saj. Bëjmë me dije se do të ketë pasoja specifike nga SHBA-të për ata që nuk votojnë. Kemi udhëzuar partitë për pasojat e mosmiratimit të reformës. Miratojeni!”, është shprehur ndër të tjera ambasadori Lu.

Komento