Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ambasadori Donald Lu flet me emra për “peshqit e mëdhenj”: ”Jo më premtime, por rezultate konkrete”

Ambasadori Donald Lu flet me emra për “peshqit e mëdhenj”: ”Jo më premtime, por rezultate konkrete”
January 18
12:24 2018

Në një intervistë për gazetën “Dita” ambasadori i SHBA-ve  Donald Lu nuk ka lënë pa përmendur edhe njëherë shprehjen e tij në lidhje me kapjen e “peshqve të mëdhenj”. Ai ka thënë se deri tani shqiptarët kanë dëgjuar vetëm fjalë e premtime por jo rezultate të mëdha.

Ai ka përmendur Klement Balilin duke thënë se  ende nuk është kapur, gjithashtu  gjyqi i Shullazit po shkon drejt fundit, ndërsa Lulzim Berisha është i lirë. Nuk ka munguar edhe mbështjetja e tij përsonale dhe të prokurorëve të SHBA-së  që rezultatet të jenë konkrete.

Ambasadori Lu ka folur edhe për  protestën e opozitës duke thënë   se ajo ka të drejtën e saj prej rojtari, për aq kohë sa reagimet janë paqësore dhe nuk shkaktojnë trazira.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje