Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ambasadori Amerikan Donald Lu në Prokurorinë e Përgjithshme, takim me Arta Markun

Ambasadori Amerikan Donald Lu në Prokurorinë e Përgjithshme, takim me Arta Markun
December 21
10:36 2017

Ambasadori Lu pati dje takime të njëpasnjëshme me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. Ai ka vendorsur të takojë edhe kryeprokuroren Arta Marku. Nuk dihet tema e takimit mes Lu dhe zonjës Marku, por me sa duket ambasadori amerikan do të tregojë mbështetjen e tij për kryeprokuroren e re.

Donald  Lu është shprehur haptasi pro një Kryeprokurori të Përkohshëm me gjithë kundërshtimet e opozitës. Si ai ashtu edhe ambasadorja e BE kërkuan që parlamenti të vijonte punën për të zgjedhur një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallës.

Ditën që u zgjodh mes protestave të opozitës jashtë dhe brenda parlamentit, Kryeprokurorja Arta Marku, ambasadori Lu deklaroi se komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. “Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë”, u shpreh Lu . /Blitz.al/

Shperndaje