Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë pa objektin e saj, shkak bojkoti i koalicionit LDK-PDK

Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë pa objektin e saj, shkak bojkoti i koalicionit LDK-PDK
May 31
12:09 2016

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, akuzon koalicionin qeverisës LDK-PDK për betejë politike të cekët në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Sipas tij, ata bojkotuan mbledhjen e jashtëzakonshme për shkak të interesave të tyre personale në territorin ku parashikohet të ngritja e objektit të Ambasadës së Shqipërisë.

Reagimi i plotë i Kreut të Prishtinës:

Pas disa muajve diskutimesh me përfaqësuesit e Republikes së Shqipërisë u dakorduam për lokacionin e ri të Ambasades së Republikes së Shqipërisë në qendër të qytetit.

Që dy javë kam kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit për të proceduar para mbledhjes se përbashket të dy qeverive.

Kur e vërejtëm hezimitin e Kryesuesit e kuptova se në vitin 2007 apo 2008 Komuna gjatë udhëheqjes së LDK kishte ndarë këtë lokacion për partinë pra për LDK për ta ndërtuar selinë SHUMEkatëshe të partisë.

Sot LDK e bojkotoi mbledhjen duke thënë se ajo tokë është e tyre. Po ashtu PdK ka bojkotuar seancen duke dalë hapur kundër Shqipërisë për interesa të LDKsë.

Nuk është hera e parë që komuna gjatë viteve te qeverisjes se tyre ka ndarë prona për vetveten, por kjo sot i tejkalon kufijtë e një beteje të cektë politike që po e bëjnë individë të caktuar brenda dhe jashtë kuvendit komunal.

Republika e Kosovës ka Ambasadë në qendër të Tiranes.

Ky veprim i LDK/PDK në KK Prishtina është turp për shtetin tonë. Qoftë në ndërgjegjen e tyre.

Burimi: lajmi.net

Komento
Etiketimet
Shperndaje