Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ambasada e SHBA-ve: “Zoti Basha na zhgënjeu”

Ambasada e SHBA-ve: “Zoti Basha na zhgënjeu”
July 20
22:47 2016

Vetëm një ditë para votimit për Reformën në Drejtësi duket se marrëveshja mes qeverisë dhe opozitës nuk  është arritur. Këtë gjë e konfirmon Ambasada Amerikane, e cila nëpërmjet një deklarate në Facebook  shprehet e zhgënjyer nga kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha.

Në këtë postim shkruhet: “Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme.
Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë. Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE. Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik.”

Komento
Etiketimet
Shperndaje