Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ambasada amerikane: S’kemi dijeni për një takim mes kryeprokurorit Llalla dhe FBI-së

Ambasada amerikane: S’kemi dijeni për një takim mes kryeprokurorit Llalla dhe FBI-së
March 30
15:19 2016

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me vizitën e kryeprokurorit Llalla në SHBA.  Ajo shprehet se nuk ka dijeni për ndonjë takim të zhvilluar mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe zyrtarëve të FBI-së.

“Nuk jemi në dijeni të ndonjë takimi të planifikuar midis z. Llalla dhe zyrtarëve të lartë të FBI-së ose DEA-s”, – thuhet në reagimin për “News24”. Ndërkaq, ambasada ka ritheksuar faktin se procesi i mohimit të vizave aplikohet edhe për prokurorët.

“Më tej, është e saktë se procesi i mohimit të vizave për zyrtarët e korruptuar aplikohet edhe për prokurorët dhe vazhdon”, – deklaron ambasada amerikane.

Një ditë më parë, mediat raportuan se kryeprokurori Llalla ka udhëtuar drejt SHBA-ve, ku do të zhvillojë takime me drejtues të Byrosë Federale të Hetimit pë të diskutuar mbi luftën kundër terrorizmit, financimin i tij, byronë e hetimit dhe krimin e organizuar.

Komento