Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ambasada Amerikane i drejtohet nënshtetasve: Bëni kujdes në 21 korrik…

Ambasada Amerikane i drejtohet nënshtetasve:  Bëni kujdes në 21 korrik…
July 19
19:07 2016

Ambasada Amerikane në Tiranë ka nxjerrë një njoftim  për sigurinë e qytetarëve në datën 21 korrik. Në këtë datë parlamenti do të votojë për Reformën në Drejtësi dhe për këtë arsye ambasada Amerikane ka vendosur të japë këtë mesazh sigurie.

Në këtë njoftim thuhet: “Ambasada Amerikane  në Tiranë informon qytetarët e SHBA-së se Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë mbi çështjen e Reformës në Drejtësi në datë 21 korrik. Ambasada nuk është në dijeni për ndonjë kërcënim por qytetarët duhet të mbeten vigjilent për të shmangur çdo demonstratë apo tubim që mund të ndodhë.

Qytetarët amerikanë duhet të jenë në dijeni të asaj që ndodh dhe të jenë të sigurt. Shqetësimet specifike të sigurisë duhet të adresohen tek autoritet shqiptare, të cilët janë përgjegjës për sigurinë e vizitorëve në Shqipëri.”

Shperndaje