Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Altar për t’u martuar në sheshin “Skënderbej”, Veliaj: “Do të jetë vendi i preferuar”

Altar për t’u martuar në sheshin “Skënderbej”, Veliaj: “Do të jetë vendi i preferuar”
June 08
18:18 2017

Sheshi “Skënderbej” për gurët dhe pemët e sjella nga gjitha trojet shqiptare do të jetë padyshim qendra simbol e të gjithë shqiptarëve, por edhe vendi i veçantë për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që do të duan të lidhin jetën e tyre në martesë.

Projektuesit e këtij sheshi të ri kanë menduar edhe për një vend të posaçëm dhe plot hijeshi që do të shërbejë në mënyrë të veçantë si vend i martesave. Është vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ai që ka zbuluar një tjetër detaj të sheshit “Skënderbej”, duke publikuar disa nga fotot e atij objekti artistik që do të njihet si “Altari”.

“Pas tarracës së bashkisë apo resë te galeria, vë bast që altari i ri te sheshi “Skënderbej” do të jetë vend i preferuar për ceremonitë martesore”,- shkruan Veliaj në faqen e tij në Facebook. Ky në fakt është vetëm një nga elementët e shumtë që pasurojnë sheshin “Skënderbej”, i cili pritet të hapet ditën e shtunë në orën 19:30. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje