Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Albano Carrisi në Tiranë, Veliaj i dhuron Çelësin e Tiranës

Albano Carrisi në Tiranë, Veliaj i dhuron Çelësin e Tiranës
September 16
16:44 2016

Këngëtari italian Albano Carrisi ka mbërritur sot në Tiranë, ku është mirëpritur nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Ky i fundit i ka dhuruar këngëtarit Çelësin e Tiranës në shenjë mirënjohjeje për kontributin që Albano Carrisi ka dhënë në jetën kulturore të qytetit, por edhe në kuadër të lidhjeve të miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ai ndodhet në Tiranë me ftesë të shoqatës kulturore “Al Bano Carrisi” dhe në orën 18:30 të ditës së nesërme do të mbajë një koncert në sheshin “Nënë Tereza”.

Ky koncert zhvillohet me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, 20-vjetorit të shoqatës kulturore dhe 27-vjetorit të organizimit të koncertit të parë që ai dhe Romina Power dhanë më 17 shtator 1989. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje