Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alarmohet Franca, dyshime për bombë në trenin me tifozë shqiptarë

Alarmohet Franca, dyshime për bombë në trenin me tifozë shqiptarë
June 12
09:04 2016

Pas përfundimit të ndeshjes mes Zvicrës dhe Shqipërisë, tifozët shqiptarë kanë festuar pavarësisht rezultatit deri në mbrëmje. Por pas mbarimit të festimeve, në trenin e shpejtësisë së lartë TGV ku ndodheshin pasagjerë të shumtë shqiptarë që ktheheshin, një alarm për bombë ka bërë që treni të ndalojë në një stacion emergjence në Arras.

Nga burime policore është bërë me dije se është gjetur thjesht një bagazh i pashoqëruar çka ka ngjallur dyshime tek autoritetet e sigurisë, por pas një kontrolli të imtësishëm nuk është vënë re asgjë e rrezikshme.

Komento
Shperndaje