Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alarmi, po ekzekutohen në mënyra makabre qentë e Tiranës

Alarmi, po ekzekutohen në mënyra makabre qentë e Tiranës
May 07
14:51 2017

2 vjet më parë, Bashkia e Tiranës lajmëroi qytetarët e saj se qentë e rrugës nuk do të vriten, por do të administrohen në kapanone të ngritura enkas për ta.

“Ne nuk do të përdorim mënyra shtazarake për të zgjidhur problemet e shtazëve. Pra, ne nuk do t’i vrasim qentë e rrugës. Propozimi ynë është të kthejmë disa kapanone të vjetra të bashkisë ose të ushtrisë në qendra strehimi. Aty të kryejmë vaksinimin për të ndaluar infeksionet. Ajo që duam të bëjmë është të gjejmë një proces ku të vaksinohen, të sterilizohen që mos të shumohen dhe të kenë pastaj një pjesë dinjitoze tjetër ose në qoftë se dikush do t’i adoptojë”, – tha Veliaj në atë kohë.

Por çfarë po ndodh sot?

Në një video të shpërndarë te nisma “Thurje” duket qartësisht lëkura e qenve të vrarë e dekompozuar në landfillin e Sharrës.

“Të dashur miq, kjo video është rrëfimi i një punonjësi të Bashkisë së Tiranës…në grumbullimin e plehrave të landfillit të Sharrës shteti ynë po bën masakër me katërputroshët duke i ekzekutuar njësoj si HITLERI HEBRENJTË. Ju lutem, kërkojmë ndihmë nga ambasadat e huaja në Shqipëri të mundohen të ndërhyjnë në këtë masakër çnjerëzore”,- shkruan vajza që ka siguruar filmimet.

Shperndaje