Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alarmi, 17% e të rinjve probleme me dëgjimin. Call Center, kufjet, diskot shkaktojnë dëme të mëdha

Alarmi, 17% e të rinjve probleme me dëgjimin. Call Center, kufjet, diskot shkaktojnë dëme të mëdha
March 05
16:06 2017

Dëmtimi i dëgjimit po përhapet shpejt në moshat e reja. Mjekët otorinolaringolog  japin alarmin se përdorimi i kufjeve për një kohë të gjatë po çon në ulje të pakthyeshme të dëgjimit. Më të rrezikuar janë të rinjtë që punojnë me orë të gjata në kompanitë Call Center.

“17 % e të rinjve të cilët përdorin kufje në vesh për të dëgjuar muzikën apo ata që frekuentojnë diskot apo që punojnë në Call Center apo që dëgjojnë muzikë me kufje në vesh, fillojnë të mos dëgjojnë cicërimat e zogjve apo fëshfërimat që veshi normal duhet t’i kapë, duke pasur dëmtime të pakthyeshme të dëgjimit. Ulja e dëgjimit kuptohet pas disa vitesh kur ulja e tij është bërë e parikuperueshme”,- shprehet për Tv Klan Suela Sallavaçi, otorinolaringologe pranë QSUT-së.

Policët e trafikut janë një tjetër kategori dëgjimi i të cilëve dëmtohet nga kushtet e punës.

Studimet e fundit kanë treguar se gjatë një viti 40 milionë njerëz në gjithë botën kanë dëmtime të dëgjimit si pasojë e ndotjes akustike në të cilën jetojnë.

Shperndaje