Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alarm për bombë në Bruksel, kamikazi lëvizte me eksploziv në trup

Alarm për bombë në Bruksel, kamikazi lëvizte me eksploziv në trup
June 21
09:29 2016

Një kërcënim terrorist është shënuar gjatë kësaj të martë në Bruksel, rreth orës 05:30 me orën lokale. Shërbimet emergjente kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kryer evakuimin e zonës, duke larguar gjithë të pranishmit. Prokurori publik në Bruksel bëri me dije se një i dyshuar me eksploziv në trup ishte parë të hynte në qendrën tregtare “City 2”.

Mësohet se i dyshuari është ndaluar dhe objekti që ai mbante veshur po i nënshtrohet analizave të departamentit përkatës. Alarmi për bombë ka shkaktuar bllokimin e trafikut dhe dyqanet në zonë janë mbyllur deri në një njoftim të dytë të policisë. Pas alarmit për bombë, Kryeministri Charles Michel anuloi pjesëmarrjen e tij në një emision radiofonik të mëngjesit. Ai u shpreh se situata është në kontroll dhe shërbimet e sigurisë vijojnë të jenë vigjilente.

Vetëm pak muaj më parë, Brukseli ishte shënjestër e disa sulmeve terroriste që shkaktuan dhjetëra viktima dhe të plagosur.

Etiketimet
Shperndaje