Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alarm për bombë, evakuohen disa terminale të aeroportit të Frankfurtit

August 31
11:10 2016

Policia ka evakuuar disa terminale në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani pas alarmit për bombë. Burime të aeroportit shprehen se gjithçka nisi pasi një pasagjer arriti të anashkalonte kontrollin e sigurisë. Ndërsa nga raportime të tjera për mediat gjermane mësohet se një kërcënim me bombë ka nxitur evakuimin.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, aeroporti aktivizoi menjëherë altoparlantët për të lëshuar mesazhin “Të gjithë pasagjerët të dalin menjëherë jashtë. Të evakuohen niveli 1 dhe 2 i aeroportit. Një pasagjer i dyshimtë është zbuluar në zonën e sigurisë të aeroportit”.

Në Twitter bëhet e ditur se janë evakuuar terminalet A dhe A+. Zëdhënësja e aeroportit ka bërë me dije për “Reuters” se policia federale ka evakuuar këto terminale dhe pasagjerët do t’i nënshtrohen një kontrolli të dytë. Zëdhënësja shtoi se ky alarm shkakton vonesa të fluturimeve.

Aeroporti i Frankfurtit renditet si i katërti aeroport në Europë për nga trafiku dhe ka një kapacitet prej rreth 65 milionë pasagjerësh në vit. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje