Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alarm, kreu i FBI-së: Së shpejti do të krijohet diaspora e terroristëve nga Siria!

Alarm, kreu i FBI-së: Së shpejti do të krijohet diaspora e terroristëve nga Siria!
July 29
16:49 2016

Sukseset e luftës kundër ISIS-it në Irak e Siri sjellin rritjen e mundësive të atentateve në Europën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky është alarmi që ka lëshuar numri 1 i FBI-së, James Comey.

”Do të vijë momenti që do të ketë një diasporë të vërtetë të terroristëve nga Siria, siç nuk e kemi parë deri më sot! Kjo për arsye se jo të gjithë terroristët e Shtetit Islamik do të vdesin në fushën e betejës”, – shton Comey.

Pra, edhe pse duket se mobilizimi i forcave të sigurisë në mbarë Europën e më tej po forcohet dita-ditës, rreziku nga atentatet e mundshme si ato të muajve të fundit vazhdon të rritet. /Blitz.al/

Komento