Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Akuzoi të atin për përdhunim, e ëma: Nuk është e vërtetë, vajza ka sajuar

Akuzoi të atin për përdhunim, e ëma: Nuk është e vërtetë, vajza ka sajuar
September 06
09:29 2016

Një 15-vjeçare me inicialet F. G. akuzoi në nëntor 2015 babanë e saj se e kishte dhunuar dhe abuzuar seksualisht. Ai u vu menjëherë në prangat e policisë pas kallëzimit të së bijës dhe pritet të përballet me akuzat “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari” dhe “Shkatërrim prone”.

Gjatë seancës të zhvilluar një ditë më parë, pritej akt-ekspertimi i policisë shkencore, por në mungesë të tij, seanca u shty për datën 14 shtator. E pranishme ka qenë edhe bashkëshortja e tij, nëna e vajzës që ka bërë kallëzimin. Ajo është shprehur për “GSH” se bashkëshorti i saj nuk ka lidhje me akuzën që rëndon mbi të.

E pyetur se si ka qenë marrëdhënia baba-bijë, ajo tregon se bashkëshorti pinte alkool dhe e dhunonte të bijën. Ai kishte dëgjuar që ajo dashuronte një djalë, çka kishte shkaktuar debate.

“Në fillim e kam pyetur time bijë, por thjesht më ka thënë që as vetë nuk e dinte. E kam parë që gjendja e saj ka qenë e rënduar. Nuk kam marrë përgjigje se pse e bëri. Nuk e di, mbase ngaqë im shoq e rrihte, por di të them që nuk është e vërtetë, e njoh tim shoq, kemi 18 vite martesë dhe 6 fëmijë”, – është shprehur nëna e 15-vjeçares. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje