Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Akuzoi Rusinë si të përfshirë në puçin kundër tij, jep dorëheqjen kryeministri i Malit të Zi

Akuzoi Rusinë si të përfshirë në puçin kundër tij, jep dorëheqjen kryeministri i Malit të Zi
October 26
11:25 2016

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Đukanović, ka dhënë dorëheqjen nga posti, disa orë pas akuzave që shënjestruan Rusinë dhe opozitën vendase.

Ai akuzoi Rusinë si të përfshirë në një përpjekje të dyshuar për puç ditën e zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare. Đukanović akuzoi edhe opozitën e Malit të Zi se ka bashkëpunuar me Kremlinin.

“Një lidhje e fuqishme e një faktori të jashtëm”, – e cilësoi ai ndikimin rus. Akuzat e tij, kreu i qeverisë malazeze i lidhi me votimet e 16 tetorit, të cilat u pasuan me arrestimet e 20 personave të dyshuar për planifikim të sulmeve të armatosura ndaj Đukanović dhe mbështetësve të tij, pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.

Vazhdimisht, Moska zyrtare ka kundërshtuar përpjekjet e kryeministrit malazez për t’iu bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Europian. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje